Poezi

Dashuria është det, gjithkush mund të zhytet, por ai që s'din t’notoj, mund edhe të mbytet!

- Dashuria është e verbër, ç’menduria e përcjell!!

- Dashuria është një kopsht me lule nëse hyn aty dije se u ngule!!

- Dashuria është nje thesar i humbur që kërkohet nga njerzimi,i cili neve na kujton,pse ja vlenë me jetu!
I cili neve njerizimit na bënë të qmendemi nëse ne atë e fitojmë apo e humbim.

- "Dashuria e papjekur thotë: "Të dua sepse kam nevojë për ty", dashuria e pjekur thotë:
"Kam nevojë për ty sepse të dua".

- Dashuri mundet të jap vetëm ai që dashuron!

- Dashuri, një emer, emer që të therë në zemer që kur përmendet emri i saj lotët rrjedhin e vuajtja s’ka skaj.

- Dashuria e vërtetë është kur zemra dhe mendja jote thonë të njëjten gjë!

- Emer që duhet më shumë se vetvetja emer që e din e ç’është e vërteta,
që të benë njëmijë vjet të jetosh e të benë ç’do gjë ta gëzosh! Dashuria!

- Nëse më do me lerë të qetë që ta vërtetoj se a të dua me të vërtetë,
e nëse kujton se më ke fituar ky është një mendim i yti i gabuar.

- Dikur desha dikend, dhe ndoshta do ta dua, por si dikur dikend, asnjëherë askend.
Edhe pse nuk jemi bashkë , ende të dua dhe gjithë do të dua.

- Gjithçka që dëshiroja netë dhe ditë të tëra, ishte të të dashuroja me gjithë fuqinë e qenies sime.
Lutesha që të pranoje të qëndroje pranë meje deri në fund të jetës sime.

- Për mua e vetmja në jetë, në zemrën time, e kaluar, ajo që e deshta me të vërtetë.
Mos mendo se për ty poezia ime ka marrë fund, sepse fundi nuk i vjen kurrë edhe nëse ty s’të takoj askund.
Do të vazhdoj të shkruaj deri në fundin e kësaj bote dhe nuk do të harroj kurrë si më mashtroi dashuria jote.

- I shkruaj asaj që kurr nuk e takova, asaj që në zemër ende e mbaj dhe që nga fillimi e dashurova.
I shkruaj zërit që kurr se dëgjova, dashurisë që mbet vetëm në mendje, asaj që vetëm e ënderrova.

- I shkruaj një femre që e dua shumë, i shkruaj i shkruaj, doren s’mund ta ndalë, i shkruaj në megjes, ditën,
në mbrëmje, në mesnatë, i shkruaj dhe kur jam në gjumë. I shkruaj pa zemër se zemrën time e ka ajo të falur nga unë .

- I shkruaj në letra, por kujt nuk e di, Enigmes, ënderres që në foto se pashë, i shkruaj asaj për të cilen mbaj zi,
i shkruaj asaj që në të, në dashuri rashë.

- I shkruaj zemrës që mundohem ta përvetsoj, asaj të cilës dashurinë që kam ndaj saj nuk din ta kuptojë.

- Më fal zemër se ndoshta më flajet e mija të ledova , me fal shpirt se ndoshta nga dashurija të gjykova.
Më fal e dashur se veç për ty unë mund të jetojë, më fal Syri im se pa ty unë nuk dua të egzistojë.

- Mos harro: Se vetëm ty të deshta në këtë botë, mos harro se për ty mbrem su ndalen lot.
Mos harro se pa ty çdo gjë është e kotë, mos harro se të dua ma shumë se dje, sotë.

- Më kujto edhe kur të thojnë se nuk jam gjall, mos harro se as guri s’kishte plas ma parë.
Më thuaj një herë se kotë nuk ishte krejt ky vajtim , mos harro se ti je e vetmja lumturi në shpirtin tim.

- Mos lejo që të behem i dashurisë, edhe një viktim , më thuajë një herë,
se më don sa të dua shpirti im. Mos mendo se edhe nëse me Ty nuk jam, më beso se vetëm ty të deshta, me zemër të them!

- Edhe pse thonë se koha hakmerret me harresë ndaj kujtimeve, dashuria ime për ty kurr nuk do të zbehet.
Dhimbje e madhe për mua do të ishte t'i harroj ditët më të lumtura të jetës sime.

- Kam kërkuar një njeri si ti pjesën më të madhe të jetës sime, por ishte shumë vështirë ta gjeja.
Dhe befasisht u ktheva, dhe ti ishe aty.

- Kur të bie shi, dil nga shtëpia dhe leri pikat që bien të të prekin,
janë puthjet e dashurisë që prej shumë kohesh kam dashur të t'i jap.

- Çka të shkruaj kur s’kam as fjalë, nuk kam as zemër, se të gjitha ti kam falë!

- Lulet nuk mi pranove, tani më ke zemëruar, këtë gjest do ta kuptojë se dashurinë time ke refuzuar!

- Bie të fle, tek ti mendoj, në enderrat e gjumit ty të shikoj,
zgjohem në mëngjes ty të imagjinoj, për tërë jetën ty të dashurojë.

- Do desha të isha një pikë loti që të lindja në syte e tu, të jetoja në faqet e tua dhe të vdisja mbi buzët e tua.

- Dy pika lot' për dashuri, dy zemra që ndodhen ende në vetmi,dy zemra të arta, dy zemra të zjarrta,
e duan njëra tjetrën edhe pse jan të larta !

- Ç'të them tjetër ,tash përveç se mendo mirë. Më lër të iki nëse të pengoj ose : Të dua ,më thuaj.

- Çdo ditë po vdes nga pak, se dhemjen e kam afër e ty të kam larg. Kam prit e nuk ke ardhë,
pse s’më vrave ti, po më le të gjallë. Vonë është, vonë është për të qar, vonë është për të qesh,
vonë është përseri pran meje të jesh!

- Jetoj si në parajsë, në një botë krejt tjetër, nuk di se ç'bëj, nuk di nga shkoj.
Gjithmon një buzëqeshje më përkëdhel krejt fytyrën kur kujtoj syt e tu.
A nuk e vën re o e dashur se sa i dashuruar jam pas teje?

- Kur më dhe dashurine zbulova jetën, kur të dhashë vetën time zbulova lumturinë.

- Mbi detin e qet lundronte një flet . Mbi të shkruante të dua për jetë!

- Merre zemren time të shkret mbyte me durë tua pastaj knaqu në këtë botë se më s’të them të dua!
Se kjo zemër veç për ty ka rrah dikur, por ti këtë se kuptove kurrë!!

- Mos loto nëse shkoj e s'kthehem. Mos më pyet si jam, kur e ndien si ndiehem.

- Mos më pyet si jetoj kur më ke lënë vetë, mos kërko falje nga zemra që një herë e vret.

- Mos trokit më në dern time, se ajo është mbyll, së në zemrën që e theve kurr s’ke për të hyrë.

- Mos më thuaj, se më ke dashuruar, tash është vonë, shumë vonë për tu penduar.

- Mos më pyet për ato çaste që dikur me mua kalove, mos loto për fatin tonë qe ti vetë e shkatërrove!!!

- Në mendjen time shpalos kujtime një nga një ,në njëren nga ato e gjejë tregimin për ty ,athua ku je ti!?
A thua ënderr ishe ti!?

- Nëse nuk të thash se për mua je ti ajo që më fal buzëqeshje, ajo që më fal ngrohtësi.
Nëse s'ta shpreha dot sa shumë të dashuroj fajin e kish natyra qe si dha zemrës gojë.

- Një mijë poezi do ti shkruaj për ty ,por asnjëra s’bënë punë ,që të kthehesh tek unë,
mollë e ndaluar, e ndaluar për ne, qenka dashuria jonë, që u mbulua me dhe!!

- Tash nuk jemi afër, si dikur nuk jemi, përveç njëri tjetërit tjetër gjë nuk kemi!

- Të pres jashtë botës aty ku realiteti bëhet magji, të pres aty ku urrejtja bëhet dashuri,
ku lotët kthehen në rreze dielli. Të pres aty ku le krenarinë për gjithmonë, të pres aty ku zemra ime s’do të vuaj më!

- Sa të çmuar janë sytë e tu pas gjithë kesaj që kam parë. Sa e varfër është gjithçka që shohë, kur shohë sytë e tu.

- Si guxove që zemrën time të ma marresh ashtu, si rrezikove kaq shumë. Ke harruar çka të kam thënë!
Borgji me borgj lahet, sepse edhe zemrën tënde kam unë.

- Shumë të dua në këtë natë, eja e mos mbaj inat, mos u bë zemer e ngrutë, jeta është e shkurtë!

- Pa u lind po e braktis këtë dashuri, mos harro kur më the: Do të jetoj vetëm për ty, o ti dhe vetëm ti!
Ti je shkaktare për këtë vetëmi.

- Pa ty nuk mundem të rri, pa ty jeta më bëhet hi, pa ty jeta nuk mjafon, se zemra e ime e shkret vetëm ty të don !

- I thash lotit pse qan mu përgjigj: Për ty! I thash po boll qave pusho, ai më shumë rrodhi në sy!

- I thash zemres pse je merzitur mu përgjigj në heshtje: Jam lodhur duke pritur,
më tha me gjysëm buzeqeshje.

- E pyeta ç’kuptove nga dashuria? Më tha: Shpirtin e lenduar nga vetmia,
të gjitha përveç lumturise dhe ngadal fshiu lotët e mia.

- Pastaj në vetmi ngela në dhomë me shoqerin e lotëve në sy dhe me zemren e lënduar për një vajzë,
se nuk mund të jetoj dot unë pa ty !!

- S'kam besuar se më ik si era, s'kam menduar të jetoj pa ty,
s'besoj se erdhi pranvera derisa s'pushojnë të lotojnë këta sy !

- Në çdo hap në çdo vend dhe në gjum më bie ndërmend. Kur flej më duket të kam pranë,
kur qeshi më duket më shikon,
kur qaj më duket më pajton. Eja pranë meje !!

- Ti prap më thua se më don, por ti po shkon dhe po gabon. Si harrojë ata sy, si dhe lotët që të rrodhen ty!

- Ti me fajson për atë gabim, ti po hidhrohesh pa kuptim! Kujtohu se ç’po bën, dashurin tonë ku po e len!

- Kur rrjedh një lot besoje se e ka me të vërtet, kur vuan një zemer pa ty nuk rri dot e qet!

- Kur një zë i lenduar do që të tregojë diçka, dëgjoje me vëmendje se për ty shumë dashuri ka!!

- Kur një dhimbje thërret, mos e luaj më me tej por mbaje pran vetës dhe shëroje që andej.

- Kur dy sy të shikojnë të lenduar e me trishtim puthi e mbeshteti në zemër,
sepse ata janë sytë e mi, se ti je shpirti im!!

- A t'kujtohet ajo natë ,ajo natë e ftohtë, kur më le e dashur duke qajtë me lotë!
Mbaje fjalën e dashurisë kurr mos e harro bëhu besnike dhe gjithmonë beso! Por, prej ditës që s’të pash,
prej ditës që shkove, unë për ty mendoj por ti më harrove !

- Mos më veshtro e heshtur mos më kerko, të lutem më harro!! S’mësove të duash prandaj do të vuash,
> nuk do të jeshë më puthja ime nuk do të keshe më ledhatime. Të lutem shko, të lutem më harro !!

- A e ke provuar atë ndjenjë kur të vjen t’i thuash shpirt, asaj që e dashura jote s’është?
Kur i thua zemër asaj që nuk rri me ty, pranë, por zemrën me ty e ndan?!

- Ç'do ditë pa ty, është si një ditë pa diell. Ç'do mbrëmje pa ty, është si një natë pa yje.
Ç'do orë pa ty, është si një jetë pa ndjenja. Ç'do minut pa ty, është një minut si mos të isha në jetë.
Ç'do sekund pa ty, është si mos t’më rreh zemra.

- Deshirojë të shof me sy e të mos digjem mall për ty, vetëm ta dish se sa të dua s’do jetoje as një orë pa mua!

- Digjem, përvëlohem se të dua shumë, ditën mendohem, natën rri pa gjumë.

- Dua që sa më pare, kur të zgjohem një mëngjesë, pranë meje të të takoj ty. Ti je krijesë e veçantë e zemrës sime. Më mungon pa masë!!

- Dy zemra lindin, dy zemra qeshin, dy zemra qajn, dy zemra vdesin. Njeriu pa dashuri si nëna pa fëmi,
dashuria pa takim si Pranvera pa gjelbrim !!

- E dua edhe shiun tash. I mbyllë sytë dhe e ndjej ende çastin kur më preke në dorë.
Të shiqova turpshëm, e ti më buzëqeshe.

- E pash shkëlqimin e shikimit tënd në sytë e tu, rrezet e të cilit më bënë të ndjej dridhje të lehta nëpër gjithë trupin.
As që kam menduar se do të ndihem ndonjëherë ashtu si atë ditë.

- E plaguar zemra ime larg teje, i helmuar shpirti im pa ty ,
kur të takohemi përseri do t’ma shërosh plagen me dashuri!!!

- Eja me mua se ty të kam shpres, eja me mua se pa ty s’du të plakem dhe vdes.
Ti je djelli që mua më ngroh, ti je ëndrra që unë çdo natë e shoh!

- Eja ti mos vono, eja ti po te pres. Eja ti, vetem ti hapma qiellin!

- Është e pamundur të mos perëndon dielli, kur egziston nata!
Është e pamundur të jetojnë njerezit gjithmon kur egziston vdekja!
Është e pamundur të mos dashuroj kur egziston ti !!

- Fjalët e mija s’di sa ti i kupton, a din ti që zemra ime ty shumë të don !

- Isha duke pi qaj në ty kesh duke mendu,mu derdh qaji nga gota për pak kesh tu përvelu.

- Kujto erën e malit ,kujto erën e lehtë, kujto zemrën time që të don për jetë!

- Kur jam në mendimete t’kam pran zëmres sime kur rrugës heci, shkoj, veç për ty mendoj!

- Kur po e kqyri qiellin, po të shoh ty, kur po e kqyri diellin, po të shoh ty,
kur po e kqyri hanen, po të shoh ty. Ej, largou bre pak!

- Kur të pash më lindi simpatia.Kur më buzqeshe e dita se qenka dashurija.
Kur më fole e dita se do të më thuash: Të dua,
këtë e vërejta nga buzet e tua.

- Me gishta po shkruaj atë çka kam në mendje që të tregojë, askend për pos teje nuk e dashurojë !

- Më kujtohet dita kur të takova ty. Në zemrën time ndjeva ngrohtësinë e flakës që u ndez.
E ndiej edhe tash. Të dua.
Përgjithmon vetëm ty!!

- Më nxeht se në zjarr më shtrejt se liria, në shpirtin tim për ty qëndron dashuria.

- Mos e merr atë lule që ta falin brigjet po merre zemren time që ajo për ty digjet.

- Mos mendo se në ty nuk mendojë apo të harroj, vetëm ty të dashuroj!
Zemra ime rreh veç për ty se ty t'kam si dy sy!!

- Në zemren time është një bashqe,në atë bashqe gjindet një lule e ajo lule m’je ti !

- Nëse nuk të thash se për mua je ti ajo që më fal buzeqeshje ajo që më fal ngrohtesi,
nëse s'ta shpreha dot sa shumë të dashuroj fajin e kish natyra që si dha zemrës gojë!

- Nëse ti më don ma thuajë të vërtetën, s'do ta jap veç zemren por por ta jap dhe jetën.
Nëse ke zemer ndaje bashk me mua, nëse ke fjalë, më thuaj të dua!!

- Nuk di. Nuk njoh. Nuk dua të kuptoj. Nuk dua veç... të harroj!

- Nuk di shumë, por e di se ti je arsyeja pse unë jetoj. Kur ma dhurove dashurinë, më mësove se si duhet jetuar.

- Nuk e di ndryshe si ta përshkruaj këtë ndjenjë përveq me fjalët se,
kur unë jamë pranë teje thjesht fluturoj në lartësitë hyjnore dhe ndihem si krijesë më e pasur në botë.

- Një ditë më pyete: Kë dua më shumë?! Tu përgjigja: Jeten time. Ti ike duke qarë pa e ditur se ishe ti "Jeta ime" !!

- Oh po po, e imja do të jesh,duart e mija kane me t'zhvesh...,
oh po po,une veç një gjë e di, të gjithë do t'na kenë lakmi.

- Pa ty hëna nuk ka dritë,pa ty djelli nuk rrezit,pa ty jeta ime nuk ka kuptim se ty të dua ,
veç ty shpirti im !

- Puthja! Dy herë hyra sot ne dush, dy herë dola i tharë. Puthjen që më le në gushë nuk desha uji të ma marrë!!

- Puthjet më të ëmbla ti mi ke dhuru jeten ty ta fala kur më the: Të du!

- Që nga hera e parë kur unë ty të shikova, nga ato momenente unë në ty u dashurova !

- Sa kam deshirë të lahem me ty në kadë të më reshqasish mbi trupin tim ta ndjej aromen tënde ..
miss you .. puthje zemër!!

- Se gishta si ata kurre s'kisha parë, zemren të ta krehin radhë më radhë.
Të të puthin shpirtin, buzë si ato
s'kisha ndjerë, dehje si ajo s'më kish ndodhur tjetër herë!!

- S’pata kohë të them: Të dua, se më ndalen buzët tua që gjithmon tash po më shfaqen sikurse diten edhe naten!

- Sytë e tu aspirin, goja jote ampicilin, durt e tua andoll , zëri yt i ëmbel sirup për koll.
Deshta me të tregu ,se je ilaq për mu !!

- Shiu rrjedh nga qielli,uji nga deti, më dhuro një puthje se nuk bëhet kiameti !

- Të dua pa masë të dua pa mbarim të dua më shumë se sa shpirtin tim.

- Të dua ,të dua për ty do të vdes por ti a më don mua? Përgjigje po të pres!

- Të dua me shpirt ,të dua me zemër dëshirojë të kemi të njëjtin mbiemer.

- Të dua si vetë vetën nuk gënjej në dashuri, përgjithnjë të jesh e imja dhe e vetmja lumturi!!

- Të dua - shqip, Je t'aime - frangjisht, Ik hou van jou -flamisht ,Jeg elsker deg -norvegjisht,I love you -
anglisht,ich liebe dich-gjermanisht …,të dua seriozisht.

- Të falënderohem për atë që më the “PO” si dhe për kujtimet e mrekullueshme që edhe sot në zemrën time shfaqin lumturi.
Të falënderohem për buzëqeshjet tua dhe puthjet. Të falënderohem për dashurinë tënde.

- Të kisha qen shqiponjë të kisha fluturu, kisha ardh tek ti një puthje ta kisha dhuru,
në sy të kisha shiqu dhe me mall të kisha përqafu !

- Ti je një dëshirë magjike që çdo një deshiron të ketë, dëshira ime u plotsua se të kam ty për jet.

- Ti je një ënderr e nates, shumë herë për ty ënderroj, kur vjen në ëndrren time dijë se shumë të dashurojë.

- Ti je ëndrra që ëndrroj ti je shpirti që më mban, të takova dhe më ike tash të ndjejë që s’të kam pran.

- Ti je shpirti që m'frymon fryma jote gjall më mban, ti je hana që ndriçon rrezet tua dritë më bajn.

- Ti je shpres ti je gëzim ti je loqka e shpirtit tim të kam hënë të kam diell të kam zemer të kam shpirt
të pres me shpresë me pa durim që t’më bëhesh fati im.

- Të ëndërrosh një Princeshë është mrekulli, por të dashurosh një Princeshë është e pa përshkrueshme. Princesha ime!

- Ti je zogu im i dashurisë. Do të dëshiroja më shumë se gjithçka tjetër në botë, të jem pranë teje.
Kur ti je largë meje, jamë sikur zogu pa një krah.

- Ti s'vjen, koha është ndaluar unë qaj për ty retë qajnë për ne!

- Unë e di se dashuria e jonë ashtu siç është, është më e fortë se vet ne, është më e fortë edhe se gjithë të tjerët.

- Veç një herë,veç një herë do të doja të t'puthja veç një herë,
veç një fjalë ooo veç një fjalë do të doja të t'thoja o mojë vajzë,
do të doja të t'du, vetëm ti je për mu,dua të ledhatojë e të përqafojë!Do të doja të fluturojë lart në yje të vallzojë,
me ty do të doja jetën ta kaloja!!

- Veç një çast do doja,veç një çast zërin ta dëgjoja,do të doja veç fytyrën ta shikoja,
do të doja veç një çast me ty të qëndroja,
do të doja veç një çast puthjen tënde ta shijoja.

- Afrohu dhe më ngroh zemrën që për ty po vuan, afrohu dhe largo dhimbjet që aq gjatë më munduan!

- Afrohu më afër dhe në sy më shiko, afrohu dhe më thuaj një fjalë, më thuaj që më do!

- Afrohu ngadal dhe më fal ngrohtësin. Qëndro me mua që të kemi dashurinë!

- Asnjëherë me gisht guri s’mund të gdhendet asnjëherë me fjalë mali s’mund të shembet,
por një fjalë e hidhur zemren mund ta thyejë shumë lehtë. Dashuria me fjalë mund të vritet.
Çdo gjë thyhet dhe ndoshta prap ngjitet por një zemer kur thyhet një herë smund të ngjitet sa të ketë hënë dhe diell.

- Atëherë shko të lutem, gjeje fatin tënd. Pse qan tani kur është vonë dhe që mbaruan të gjitha me ty!?
Dëshiroj që ti ta dish se unë dhe ti ishim dikur por nuk do të jemi më kurrë bashk.

- Dashuri, kaq ditë që po të pres, bie shi, e di, dhe qielli derdh trishtim. Si mund të rroj pa pakëz diell,
si mund të rroj unë pa ty jeta nuk ka kuptim.

- Dashuria ime për ty do të mbarojë atëherë kur një piktor i verbër do të arrijë të pikturojë zhurmen,
e një petali trendafili që bie mbi tokë ngadalë.

- Deri kur në vuajtje, deri kur në vetmi, deri kur zemra ime të shpresoj për ty!

- Dikur jetoja për ty dhe syt e tu dhe të doja aq sa s'duhet njeriu. Të gjitha i bëra të ishe në prehërin tim, dhe ishe!
Por lumturia kishte marrë rrugë tjeter tash neve na mbet vetëm pikllimi. “ Ik largoju nga unë, nuk jam për ty! “

- Disa njerëz thonë se dashuria jonë është plotësisht e gabuar dhe se ne duhet të shiqojmë jetën më realisht.
Ata thonë se gjasat për ne janë tejet të pakëta! Pyetem, athua çka shohin sytë e tyre.
As që e dijnë ata se si ndihem unë pranë teje dhe as që kan me e ndier këtë ndonjëherë.
Thjesht disa njerëz Zoti i ka dënuar të jenë të liruar nga ndjenjat.

- Do të vdes me zemer të thyer, nga ti jam e zhgënjyer! Se ti më vrave pa mëshirë!!

- Duke të humbur ty, humba dhe veten.Tani nuk mund ta gjejë dot as njëren e as tjetrën !

- Dhe pse e kam kaq të vështirë, po të përze nga zemra ime,
më mirë ndriço si yll i largët , dhe më dil veç në ëndërrime.

- E di, se dimri do të shkojë dhe vera vjen përseri , dot m'kërkojh derë më derë , por s’do të jem më aty.

- E kam frikë të mbes në vetmi se të dua dhe ti atë e di. Dhe nëse ty stë kam këtu atëherë nuk mundem më me jetu!!

- Edhe kënga e bilbilit pa ty më duket vaj! Edhe nëse gezohëm pa ty më vije të qaj!
Edhe pse ike nga jeta s`të ndaj!Kujtimet me ty në zemër i mbaj!

- Edhe nëse kurr më nuk më thu se më don edhe nëse kurr nuk më fol edhe nëse më thu shko në RR.S
te unë do mbetesh qysh je kanë që nga biseda e parë që kemi bërë!

- Edhe pse më nuk kam ndjenjë dashurie, mallin e respektoj.
Respekti për ty është e vetmja ndjenjë që më ka mbetur brenda meje dhe nuk po dua ta zhduk.
Dhe malli në këto momente nuk po më lë vërtet të qetë.

- Është e leht të gjesh një të dashur dhe të ruash një mik, por është e vështir të gjesh një mik dhe të ruash një të dashur!!

- Gjumi nuk më zë, nuk më flihet, pa ty e dashur nuk më rrihet.

- Hape qiellin për mua sillma dritën e diellit, hape qiellin dhe retë do të ikin. Do të shkrihen larg,
diku larg përgjithnjë po unë dua që diellin të ma sjellësh veç ti.
Si mund të jetoj pa pakëz qiell? Si mund të jetoj pa ty?!

- Ike ti dhe diçka u këput brenda meje. Buzëqeshja ime pa gaz u bë dhe dielli u fsheh pas një reje.

- Ishe e vetmja në jetën time me të cilin une ndaja gëzime.
Ditët që së bashku kaluam më duket se shumë shpejt perënduan.

- Jam shumë i brengosur zemra më loton shpirti im i lodhur ty të kërkon.

- Jemi aq larg sa duhet t'kaloj male e dete të vij tek ty, të të gjejë.
Jemi aq larg por në çdo çast si mjegull e lehtë ti qëndron mbi mua ti det herë i qetë, herë i trazuar.

- Jo s'kam dashur asnjëherë të mashtroj një vajzë, por si mund të të fitoj kur ti më rri larg.
Nuk e di se ç'mund të bëj të më dashurosh, pak më shumë ti duhet te më mendosh!! Nuk e njeh në sytë e mi,
ty të dashuroj, pres me ankth që ti të vish, veten po shkatërroj.

- Këtu jam dhe po pres që pran meje të ulesh. Eja dhe zbukuroje dashurinë, bëje si një kuror lulesh!

- Ku shkon e dashur? Midis dy botëve, midis dy jetëve, njëra e lënë, tjetra e pa nxënë ku shkon e dashur?
Ëndesh rrugëve si hije me bukuri perëndie, natyrë pranvere për rrethë për ty asnjë shije!!

- Ku mbet dashuria jonë, më thuaj ku shkojë!!! Kaq shpejt për të u bë vonë, unë nuk e kuptojë! Ti më ike pa e ditë,
më le vetëm kur nuk e kam pritë, tani sillem posht,lart,mbrenda unë e ndiej dashurinë e zjarrt.

- Kur t’u afrova në fillim desha vetëm të lozja.. Tani që të njoh nuk jam i denjë për ty!

- Kur erdhe ishe plotë gazë, kur me shiqove me dhe fuqi, kur më përqafove me dhe besim.
Kur hyre në zemren time fjales dashuri i dhe kuptim !!!

- Mallin e kam rujt në zemër ka shumë kohë unë s'të kam parë, syt' e tu s'i kam harruar të dua si më parë!
Ndaj mos guxo te ikësh larg, jo, jo nuk dua të vuj për ty, se do ti fal çfar' kam mojë vajzë që përherë të jem me ty!!

- Megjithatë po të uroj, u bëfsh prapë yll e lëshofsh nurë, më pas besoj se edhe për mua,

- Mbi ndjenjën tonë ra deborë, gjithçka më tutje është e kotë pra lamtumirë,
veç lamtumirë, se mirupafshim s'të them dot!!

- Më kujtohet dita kur të takova ty. Ndjeva diçka që kurrë më parë nuk kisha përjetuar.
Dëshiroja ta ndal kohën. Ajo ditë me shi,
e ne të dy për një çast të strehuar.
Dëshiroja që kurr të mos ndalet shiu që mua më sjelli gëzimin më të madhë të jetës.

- Më lerë të të prek flokët, ngadal ti ledhatoj. Më lerë të të them një fjalë, të them: të dashurojë!

- Më premtove se gjithnjë do të jesh pranë meje. Gjithnjë do t’i mbaj mend kujtimet që i krijuam së bashku.
Kisha dashur që kurr të mos përfundojnë ato ditë.

- Mos i hap krahet që të fluturosh. Hapi krahet që të më përqafosh!

- Mos më rri larg sepse sytë lotë më pikojnë. Më shiko me vëmendje, shiko dy sytë që t’dashurojnë!!

- Mos m'largo nga zemra,kur të largohem nga syt,mos ma mbyll deren,pse s’jam fati yt!
Mos m'thuaj jeto kur jeta është trishtim,mos m'thuaj të qeshi kur nuk kam gëzim!!

- Mos më thuaj me zë të mekurm, se jeta është një ënderr e kotë sepse shpirti i fjetur është një shpirt i vdekur!

- Në asgjë tjetër s’mendoj kur syt e tu i shikoj. Dhe i qetë kurr nuk rri sepse mendimet më shkojnë tek ti.

- Në çdo hap në çdo vend dhe në gjum më bie ndërmend. Kur flej më duket të kam pranë,
kur qeshi më duket më shikon, kur qaj më duket më pajton. Eja pranë meje !!

- Në ëndrrën time ishim vetëm ne të dy. Unë që u dashurova te ti, por ti këto nuk e kuptonte sepse ishe largë meje!
Desha të afrohna por ti u largove prej meje. Sa u zgjova prej gjumit ti ishe ikë diku ku nuk të gjeja ty.

- Në këtë natë me shi malli më ka marrë për ty. Në këtë natë me shi unë mendoj për ty.
Në këtë natë me shi eja mos më le në vetmi, se zemra ime të don vetëm ty!

- Në mes të natës erdhe ëndërrat mi prishe ti, për mua ishe e vdekur e humbur në gjithësi.
Më ler të qetë të lutem gjumin ti mos ma prish, qelqi njëherë thyhet nuk ngjitet sërish!
Dëgjoje pikëllimin që shpirtin ma copëton që bie bashkë me shiun sytë m'i mjegullon.
- Në mesin e natës, në terrin e zi, unë rri i zgjuar, dhe mendoj për ty! Hapi krahët lartë në qiell,
ti për mua je diell, por i lumtur prap nuk jam, se ty afër nuk të kam!

- N'vendtakimin tonë të pres si gjithmonë, por ti më the: Mos më prit atje!Përsëri të pres,
i jap vetes shpresë, pasi jam zotuar, kemi me u takuar! E di se do t'vish, e di se s'mund të rrish,
e di se gabon pse ashtu e vepron. Kaloi kohë e gjatë, u bë ora natë tani është vonë,
s'erdhe si gjithmonë! Mendoj i vetmuar: ndoshta je penduar. Më duket do t'pres, i jap vetes shpresë.

- Nëse duhet do t’jetoj me lëndimet e tua por unë kurr s’do të vdes, jetoj se të dua!

- Nëse sonte dalim bashk dua të jesh më e mira.Veshu mirë e për merak, shoqet po ta kan inatin.
Ja kan nis e po flasin,shumë e vogël e çfarë fati !? Mos beso ti fjalë të kota, mos beso çka flasin bota,
beso veç fjalët e mia se më dogji dashuria!

- Nëse vendos të më lash, lem kur bjen shi, sepse kështu nuk i shef lotët e mi,
vendos kur është mjegull dhe vjeshtë, kështu nuk më shef të merzitur edhe e kam më let që të vdes.

- Nuk mund të mblidhen gjethet e vjeshtës, e nganjëherë as shpirtërat nuk e gjejnë udhen e kthimit.
Unë nuk e kam gjetur akoma, ndaj endem ngadalë në vende që kam parë, e atje, atje më vështrojnë.
Ajo çka shohin sytë është formë, jashtë e brenda saj unë endem, shpirt!!
- Nuk po të shkruaj për të t'thënë se të dua shumë, jo as për të t'thënë se për ty po derdh lot në këto momente.
Ajo që sot më shtyn të shkruaj është malli që kam për ty. Vërtet në këto momente po ndjej mall.

- Një ditë kur te zgjohesh mos lag sytë me lot dikush që të tregon që s’jam më në këtë botë.
Mos pyet: Se si vdiqa por pyet si jetova si me kaluan ditët e fundit që pa ty kalova!

- Pa ty bota e humb kuptimin, pa ty jeta e humb drejtimin, pa ty loti im po e ujit token,
pa ty dhimbja po ma qan koken. Me ty nisa drejt jeten por e humba edhe vetë vetën për mua s`mbeti tjetër veç ënderr e vjetër!

- Pastaj buzëqeshja ime shkoi atë natë së bashku me ty. Ti u ktheve por ajo jo,
morri rrugën e pa njohur për të than ty lamtumiren e fundit dhe ditëve që dikur i kaluam bashk me ty.

- Pata një ëndërr në jetën time, dhe mendoja se kurr nuk do të përmbushet.
U përmbushë ditën kur të takova ty. Më kujtohet kur e përjetova përqafimin tend.

- Për ty e dashur shumë po mendoj dhe as një çast nuk mundem të të harroj. Pse kështu po ndodhë as vet nuk po e kuptojë,
ndoshta bukuria jote aq shumë po më tërhek sa që për ty mund të falë edhe këtë jetë.

- Përse sonte yjet nuk shkëlqejnë! A thua edhe ata mungesen tënde e ndjejnë !
Të lutem mendo pak për mua dhe në zemren tënde ruaj pakë vend për mua!!

- Po ti ku më je, në ëndërr a më sheh?
Kur ika veç ty të mbarta me vete se nuk e dija se sa orë zgjaste rruga nga Dashuria në Dashuri.
Kur ika ndjenjat nuk i zhvesha dot, si lëkurat vitaminoze të portokallit.
Ku jam? Ku je? Nuk e di !!

- Pse erdhe kaq vonë?! Pse erdhe kaq vonë tek unë, kur gruri u korr e në fushen e tharë mbeti vetëm kashta?

- Pse erdhe kaq vonë?! Pse erdhe kaq vonë tek unë, kur edhe dera e fundit u mbyll. Dhe dimri të la përjashta?

- Pse kjo Zemra ime kërkon dashuri prej teje? Të lutem kthehu përsëri dhe rri përgjithmon pran meje!

- Pse më rrah shpejtë zemra kur flas me ty, pse më rrjedh loti kur mendoj në ty?!
Pse një herë nuk mu afrove pse buzen tënde nuk ma dhurove?! A e din se të mbaj mall, a e din sa më mungon.
Ah shpirtë, eja më ledhato, eja me dorën tënde më lemo.

- Pse moj vajzë të mbaj në zemër, si më hyre kështu në shpirt?! Si mendjen ma ke tërhjek?!
Pse në mua nuk ka më hapesirë por vetëm ty aty të ndi? Do të kalon koha, do të rrënohet gjithësia,
do të përfundon jeta por ti nga unë do të mbetsh ajo, gjithë e vërteva.

- Pse të desha ty ?! Sepse ti prure tek unë thesarin e rinisë sime që une e kisha kyçur.
E kyçin e kisha fshehur,harruar e humbur diku. Si munde ta gjesh ti?

- Por ti shumë shpejt shkove të gjitha i harrove. Tash të pres këtu që të jesh me mu.

- Rrija netëve pa gjumë, mendoja për ne, për fjalet që thoshe dhe këtë se di përse.

- S`arrija të kuptoja pse kaq shumë të doja. Nuk e kuptoja pse nuk flija dhe në shtrat të mendoja.

- S'besoj se do të lëndohesh shumë, ti ende s'din ç'është dashuria, ndaj s'mundë ta kuptoje dot , prushin e ndjenjave të mija.

- S'kam besuar se më ik si era, s'kam menduar të jetoj pa ty, s'besoj se erdhi pranvera derisa s'pushojnë të lotojnë këta sy !

- S'kam dashur kurrë të të lëndoj se të kam dashur sa s'ka më, po ti më ikën më largohesh, ndaj dhe une ika e po të lë.

- Shiko sytë e mi dhe do të gjesh dashurin. Qëndro pran meje dhe do të falë lumturinë.

- Shumë e rëndë jeta pa ty, s'më ndalen lotët në sy. Zemrat tona më s'bashkohen as këto plagë më nuk sherohen.
Nëse këto rreshta i lexon, shkrimin tim e dikton, vetëm në mua pak mendon, dhe e din se zemra ime ende të don!!

- 1+1=2 të dua vetëm ty! 5+5=10 të dua për jetë! 1-1=0 ment mi morre sherro! Ndaq me plus ndaq me minus, ndaq pjestim,
ndaq barazim të dua shum o Shpirti im!!

- Deri kurë në vuajtje, deri kurë në vetmi, deri kurë kjo zemra ime do të vuaj për ty !

- Dhe nëse kam lënë diçka tek ti, një ndjenjë të vogel dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote.

- Dy lule qelin ato herë do kur do thahen,por zemrat tona kurr nuk do të ndahen.

- Nuk premtoj te te dua perjete sepse asgje ne kete bote nuk eshte e perjetshme,
por premtoj qe nuk do te heq dore nga dashuria per ty nje çast para se perjetesia te mbaroje..

- Dy zogjë jemi një shpirt e kemi,më vjen shumë keq e dashur që afer s’jemi.

- Dy sytë e mi rrjedhin vetëm lot ngase jemi larg njëri tjetrit dhe s`të përgdhel dot.
Zemra ndjen dhembje dhe më s`ndjen gëzim ngase ti më mungon në krahrorin tim.

- Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty,
netëve përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime,
atëherë lotët teren nga ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time.

- Edhe pse je larg edhe pse je larguar me sy nuk të shohë me zemër të dua,
po të pres me vuajtje e me vaj,dashurin ton në zemër e mbaj!

- E kam një dëshirë, oh sa është e thjeshtë me ti puthë buzët tjetër s'kisha deshtë.

- Edhe pse tani ne jemi larg njëri tjetrit,unë përseri të dua dhe ashtu do mbetet !

- Kur mbi varrin tim fillon punimi, kur mbi kokën time fillon vajtimi, kur mbi varrin tim vëndohet kurora,
atëherë dije e dashurse për jetë të harova!

- Sa mundem të shoh, syte e mi ty do të kërkojnë, sa mua më rrah zemëra, ty do të kujtoj!

- Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kerkojn,
ty e dashura ime dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua,
ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin,
gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time.

- Dashuri ,dashuri, nuk thuhet kotë se fillon me puthje dhe mbaron me lotë!

- Ta fali si kujtim shpirtin tim. Nëse shpirti s’të mjafton ta fali syrin që për ty loton.
Me lot në faqe me lot në sy , me zemër të helmuar mendoj vetëm për ty.

- Gjithënjë të kujtojë ,kurr s’të harrojë se nga zemra ime nuk mundem që të largojë .

- Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetes këtë dashuri. TË DUA me shpirt.

- Kur të ndihesh vetëm dhe të mos kesh qetësi vëre doren në zemër për mua pak mendo ulu pranë dritares dhe hënen shiko
atëherë unë nga larg do të ndiejë se vërtet më do,
tek dritarja do vrapoj ngre kokën dhe hënen shikoj dhe atje larg në qiell në largesi do të bashkohen shikimet tona plot dashuri.

- Le të fryjë er' e ftohtë, s'ka ç'më bën dimëri mua: Dashuria më mban ngrohtë, se pushtoj atë që dua.

- Me ta dhuru një lule ,lule ti je vet. Me ta dhuru një puthje nuk mundesh me fjet.
Unë të them të dua e ti s’më beson, pyte zemren time ajo të tregon !

- Me ty më qeshte zemra edhe kur ajo qante, me ty më ngrohte dielli edhe kur biente shi.
Ty të besoja edhe kur më gënjejshe.Me ty bisedoja edhe kur ëndërroja !!!

- Më duket sikur të gjitha fjalët para teje janë të kota! Dhe dal nga kjo gjendje,
e bie përsëri, e si mund të jem i qetë kur në zemër je ti?! Prandaj shko moj vajzë, shko ti prej këtej, largohu...

- Mos mendo se të kam harru, mos mendo se tjetër du, mos mendo se zemren time tjetër kush ka me gëzu.

- Në ketë natë të qetë pran dritares qendrojë,shiqojë yjet në qiell dhe për ty mendojë.

- Në lule me erë putheshim ngaherë, dhe si burr' e grua losnim nënë ftua.

- Në ëndrrën time ishim vetëm ne të dy. Unë që u dashurova në ty,
por ti këtë nuk e kuptoje sepse ishe largë meje…Desha të afrohna por ti u largove prej meje.
Sa u zgjova prej gjumit ti ishe ikë diku ku nuk të gjeja ty.

- Nësë do të më marr malli për ty do ta gjej, ta shuaj në skutat e kujtimeve të mija që i ruaj të pastra.

- Nëse e don Bukurin, atëher mos më duaj mua, sepse ka tjer që jan më të bukur se unë. Nëse e don menqurin,
atëher mos më duaj mua, sepse ka tjerë që jan më të menqur se unë. Nëse e don pasuri, atëher mos më duaj mua,
sepse ka tjer që jan më të pasur se unë. Por nëse e don dashurin, atëher duam vëtëm mua,
sepse nuk ka asnjë që të dashuron më shum se unë!

- Nëse ngjyra më mungon do ta prejsha gishtin tim e me gjak që më pikon do ta shkruaja ketë kujtim.

- Nëse për mua mendon një e-mail ma dergon. Nëse me zemër më don thirrem në telefon,
zërin ta dëgjoj dhe të tregoj që shumë të dashuroj, kurr nuk të harroj!

- Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. I prek ato flokë tua të gjata,
atë trup të bukur mendoj se jam i ulur mbi prehërin tënd dhe ngadalë më perkëdhel.

- Nuk më duhet kjo jetë nuk më duhet kjo rini, kur s'të kam afër meje gjithmonë do të vuaj për ty!

- Puthjet më të ëmbla ti mi ke dhurua, jetën ty ta fala kur më the të dua.

- Sa e ëmbël është jeta, sa e ëmbël është rinija por më e ëmbla qenka dashurija !

- Të lutem shko pa lot në sy, të lutem shko se s’jam për ty! Të lutem shko koken mos e kthe,

mos më shiko më se ti vet më parë nuk deshte më. Dashuria jonë u zhduk si dielli në përendim,të lutem shko se më s’ka kthim !!.

- Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keq kur e di që s'të përket aspak.
E ç'rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde!?

- Të vështira janë ditët kur syri loton, zemra nuk e gjenë ngase ka shumë largë ate që shumë e don !

- Ti ndoshta imagjinon çdo të thotë të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar,
të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.

- Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do ta mbylli brenda në shpirtin dhe kurrë s'do ta tradhëtoj veten time.

 


 

 
 

Get your own Chat Box! Go Large!
 
Sot,ishin 8 visitors (8 hits) ne kete webfaqe
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free